Ballina Politika Nesër dy seanca plenare në Kuvend, PD njofton mbledhjen e grupit parlamentar

Nesër dy seanca plenare në Kuvend, PD njofton mbledhjen e grupit parlamentar

31
0

Kuvendi do të mblidhet të martën e 16 shtatorit, ku do të zhvillohen dy seanca plenare.

Seanca e parë do të zhvillohet në 10:00, ndërsa e dyta në 17:00. Ndërkohë PD do të zhvillojë një mbledhje të grupit parlamentar.

Sipas mesazhit të dërguar ligjvënësve të opozitës, mbledhja e grupit parlamentar do të zhvillohet në orën 12:00 në selinë blu.

Ende nuk dihen pikat e diskutimit që do të jenë pjesë e takimit të demokratëve, ndërsa kjo mbledhje pason seancën e parë plenare në Kuvend, ku nuk munguan përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës.