Ballina Lifestyle Netflix prezanton Liam Hemsworth si Geralt në sezonin e katërt të The...

Netflix prezanton Liam Hemsworth si Geralt në sezonin e katërt të The Witcher, por fansat nuk e pranojnë dot largimin e Henry Cavill

74
0

Netflix ka publikuar pamjet e para të Liam Hemsworth në sezonin e katërt të The Witcher, por reagimi i fansave ka qenë i ftohtë.

Shumë prej tyre shprehen se seriali nuk do të ketë më të njëjtin shkëlqim pas largimit të Henry Cavill, i cili e portretizoi me sukses Geraltin e Rivias në tre sezonet e para.

Sezoni i ri do të nisë më 30 tetor, me Liamin, 35 vjeç, që merr rolin e vrasësit legjendar të përbindshave, shkruan DailyMail.

Klipi i parë e tregon aktorin australian në një betejë dramatike, por ndjekësit në rrjete sociale nuk janë bindur.

“Mos e fajësoni Liamin, por producentët që e shkatërruan serialin”, shkroi një fans i zhgënjyer. Një tjetër komentoi se “largimi i Henry-t është simbolikisht njësoj si zemra që iu hoq serialit”.

Pavarësisht skepticizmit, Netflix ka dhënë një përmbledhje të sezonit të ri, ku Geralt, Yennefer dhe Ciri ndahen nga luftërat dhe armiqtë e shumtë, por mund të gjejnë rrugë drejt ribashkimit përmes aleancave të reja.

Ndërkohë, në jetën personale, Liam Hemsworth po përjeton një periudhë të lumtur. Vetëm pak ditë më parë, ai dhe e dashura e tij, modelja Gabriella Brooks, konfirmuan fejesën e tyre.

Çifti, që është bashkë që nga fundi i vitit 2019, ndau lajmin në Instagram me foto të ëmbla dhe unazën mbresëlënëse të diamantit, duke marrë urime të shumta nga miqtë dhe fansat.

Megjithëse disa i japin Hemsworth-it meritën si zgjedhje e përshtatshme, të shumtë janë ata që mendojnë se Cavill ishte i pazëvendësueshëm. “Ky serial pa Henry Cavill është si Piratët e Karaibeve pa Johnny Depp”, shkroi një përdorues tjetër.