Ballina Kosovë Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA-të, Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat...

Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA-të, Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës amerikane

17
0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot në mbledhje e Qeverisë së Kosovës ka folur për pezullimin e dialogut strategjik nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti në mbledhje theksoi se nuk janë prishur me Amerikën, por kanë disa dallime.

“Sa i përket njoftimit nga Ambasada Amerikane në Prishtinë javën e kaluar së pari duam të qartësojmë për qytetarët tanë se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur, e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime”, tha ai.
Sipas tij, ndonëse opozitarët po e stërzmadhojnë çdo ndodhi për raportet e qeverisë me qeverinë amerikane, ai nuk dëshiron të minimizojë zhvillimet e fundit. “I sigurojë qytetarët tanë se qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e Ambasadës amerikane”, tha ai.