Ballina Ekonomia Bujqit në Fier: Të huajt na faturojnë gjithçka ne shqiptarëve, kemi edhe...

Bujqit në Fier: Të huajt na faturojnë gjithçka ne shqiptarëve, kemi edhe pesticide jo efektive

14
0

Aurel Kodheli, nga fshati Suk i Fierit, thotë që në këtë sezon bujqësor nuk ka shitur asnjë kilogram me domate, sepse ato cilësohen si ta pa shëndetshme për konsumtorin europian.

9 vite me parë Aurele la profesionin e gazetarit për të punuar tokën e të parëve të tij, me shpresën se prej bujqësisë do të siguronte një jetë më të qetë në fshat, por trazirat e tregut e kanë vendosur atë në vështirësi të mëdha ekonomike.

Bllokimi i tregjeve ndërkombëtare erdhi menjëherë sapo Kroacia dhe Sllovenia asgjësuan prodhimet shqiptare me pretendimin se ato ishin të mbingarkuara me kimikate. Por kjo sjellje e shtetit kroat sipas Aurelit e ka një arsye dhe ajo është lufta tregtare, sepse në çdo sezon bujqësor sapo ata kanë gati prodhimet e tyre I klasifikojnë menjëherë produktet shqiptare si të rrezikshme.

“ Tregu i Sllovenisë dhe Kroacisë, më sa kam dijeni ata tani kanë prodhimin e tyre dhe për të stimuluar shitjen e produktit vendas nxjerrin pretekse me produktet tona”.

Pesticidet nuk janë vetëm frika e konsumtorit, por edhe vetë fermerëve, kjo sepse në farmacitë bujqësor shiten pesticide të pakontrolluara, ku në shumë raste nuk ka përpuethshmëri të lëndës aktive me përmbajtjen.

“Produkti jonë në radhë të parë mbrohet duke certifikuar plehrat. Në radhë të parë pesticidet janë jo efektive, detyrohemi të spërkasim më shumë seç duhet nëse duhej të spëkasnim perime njëherë në 10 ditë, e bëjmë njëherë në 5 ditë, sepse nuk luftohet ndryshe insekti. Nuk po arrijmë ta bëjmë domaten prej kushteve atmosferike, insektet po shtohen gjithmonë e më shumë, nuk kemi përputhje të etiketës së pesticideve me emërtimin dhe përmbajtjen”. 

Faji nuk duhet të mbëse më jetim, dhe kjo arrihet duke siguruar gjurmueshmërinë që nis nga fare e deri tek pika e grumbullimit. Dhe një gjë e tillë arrihet nëse ministria e bujqësisë ndryshon politikat e subvencionimit.

“Duke stimuluar me subvencione lek për kilogram, dhe jo për sipërfaqe t’i kështu arrin që të gjesh dhe fermerin që spërkat me pesticide, sepse sa herë që ai do dorëzoj produktin tek pikat e grumbullimit do kompesohet nga fatura e TVSH-së ke emirin, fermën dhe produktin. “

Në zonën  Fierit edhe ato pak domate që po shiten, por kërkohen nga grosistët tepër lirë, çmimi 35-40 lekësh për kilogram, sipas fermerëve ky çmim i vendos njerëzit e tokës në rrezik falimentimi.