Ballina Politika Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak: S’jam njoftuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin...

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak: S’jam njoftuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim, nuk më është dhënë mundësia të mbrohem

31
0

Erion Veliaj, i është përgjigjur me një shkresë zyrtare Këshillit Bashkiak lidhur me procedurën e iniciuar për shkarkimin e tij, që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Veliaj thotë në letër se ende nuk është njoftuar për rendin e ditës së mbledhjes, por që do bëhet për shkarkimin e tij është njohur vetëm në media.

Veliaj shton se nuk ka pasur kohë për të përgatitur mbrojtjen, as fizikisht as me shkrim.

“Ende sot, një dite përpara vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak, nuk jam informuar zyrtarisht nga ky këshill lidhur me mbajtjen e një mbledhjeje ne te cilën do te vendoset lidhur me shkarkimin tim si Kryetar Bashkie, shkaqet e shkarkimit, materialet që më ngarkojnë me përgjegjësi, sqarimet përkatëse nga ana juaj, kerkimin e sqarimeve dhe provave nga ana ime lidhur me shkeljen e pretenduar dhe materialet mbi te cilat ajo mbështetet, dhe si rrjedhoje nuk me eshte krijuar mundësia per t’u mbrojtur, dhëne shpjegime e dëgjuar para kétij organi kolegjial, as fizikisht e as me shkrim, për më teper kur, duke qeně se ndodhem ne kushtet e paraburgimit, bazuar në një mase sigurimi personale, mundësitë i kam te kufizuara”, shkruan Veliaj në letër.