Ndeshjet e Nations League prodhuan rezultate interesante. Belgjika fitoi 0-2 ndaj një kundërshtari si Italia. Golat u realizuan nga Godts dhe Lukebakio.
Franca triumfoi 0-1 ndaj Turqisë, me golin e Mbappe. Kështu, trajneri i ri i “Gjelave”, e nis me këmbën e mbarë.
Në takimet e tjera, Hungari-Ukrainë përfundoi 0-1 ndërsa Poloni-Bosnje Hercegovina u mbyll pa gola.
I shqetësuar pas këtij takimi u shfaq Roberto Mancini, por tekniku “azzurr” sheh me optimizëm nga e ardhmja: “Kur humbet asnjëherë nuk mund të jesh i lumtur, për këtë arsye vërshëllimat e tifozëve qëndrojë, edhe pse Belgjika është një ekip shumë i mirë. Kjo humbje peshon, por nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të shohim përpara me optimizëm”, u shpreh Mancini.







