Ballina Politika Diella e nis me çensurë, ” zhduk” 11 vite datasete me tendera...

Diella e nis me çensurë, ” zhduk” 11 vite datasete me tendera nga faqja e Agjensisë se Prokurimeve Publike

79
0

Ministrja virtuale Diella u prezantua me shumë bujë me petekstin se do të ishte më efikase me prokurimet publike. Por tashmë që ka marrë dhe detyrën zyrtarisht, ajo e ka nisur punën jo në mënyrën e duhur.

Dhe kjo shihet në faqen e zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike, ku një pjesë e databazës me tendera që nga viti 2010, janë fshirë.

Në faqen e prokurimeve publike, dokumentet janë bosh për çdo vit. Nuk ka asnjë informacion për sektorin e tenderave, koncesionet dhe prokurimet publike.

Diella e nis me çensurë, " zhduk" 11 vite datasete me

Diella e nis me çensurë, " zhduk" 11 vite datasete me

Ky veprim përveçse pamundëson transparencën, ngre hije dyshimi për arsyen që ka shtyrë përgjegjësit të fshinë databazën. Kjo edhe për faktin se është një nga sektorët që shpeshherë akuzohet nga politika dhe mediat për korrupsion me paratë publike.

Mesa duke Diella e paska pasur gati zgjidhjen për këtë problem dhe qenka mënyra më e thjesht, duke fshirë të gjithë historikun e 15 viteve. Të shpresojmë që këtë vendim ta ketë marrë duke u konsultuar me kryeministrin, duke qenë se është dhe shefi i saj.