Ballina Rajoni Spiropali dhe Osmani në korridoret e OKB për foto me Rubion, ndërsa...

Spiropali dhe Osmani në korridoret e OKB për foto me Rubion, ndërsa Vuçiç bën diplomaci

42
0

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, publikoi dje në rrjetet sociale një foto me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke e shoqëruar me entuziazëm se takimi ishte pjesë e një darke transatlantike mes përfaqësuesve të vendeve anëtare të NATO-s.

E njëjta gjë ndodhi edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila postoi foto me Rubio-n, duke shtuar se ishte në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump. “Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump”, shkruante Osmani.

Por në të vërtetë, fotot e dy zyrtareve shqiptare më shumë ngjajnë me takime rastësore në koridoret e aktiviteteve të OKB-së sesa me takime të mirëfillta diplomatike. Sepse, nëse do të bëhej fjalë për diskutime zyrtare, ato do të zhvilloheshin në një format protokollar, të shoqëruara me deklarata nga të dyja palët, siç ndodhi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Ndryshe nga Spiropali e Osmani, Vuçiç zhvilloi një takim zyrtar me Rubio-n, të shoqëruar me komunikata nga të dyja palët. Rubio njoftoi në Twitter se u diskutua për Dialogun Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, si dhe për EXPO 2027.

Spiropali dhe Osmani në korridoret e OKB për foto me Rubion,

Edhe Vuçiç theksoi se biseda ishte fokusuar te ekonomia dhe tregtia, veçanërisht tek çështja e tarifave amerikane.

Pra kontrasti është i qartë, Vuçiç shfrytëzon udhëtimet në OKB për të forcuar interesin e vendit të tij, ndërsa përfaqësueset shqiptare e reduktojnë diplomacinë në një album fotosh për rrjetet sociale. Me fjalë të tjera, kur të tjerët bëjnë marrëveshje, ne bëjmë selfie.

Por nëse Spiropali mirëkuptohet duke qenë se vjen nga terreni politik i propagandës pa thelb, Osmanit nuk i falen këto gabime. Sidomos në një kohë kur marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA kanë pësuar një goditje që duhet rikuperuar sa më shpejt!