Ballina Sport Flick: Yamal do të luajë kur t’i vijë koha, nuk është 100...

Flick: Yamal do të luajë kur t’i vijë koha, nuk është 100 për qind

27
0

Hansi Flick vlerësoi performancën e lojtarëve të tij të mërkurën përpara ndeshjes kundër Oviedos, që korrespondon me javën e gjashtë të LaLigas.

Trajneri gjerman përjashtoi mundësinë që Balde të përfshihej në skuadër dhe siguroi se edhe rikthimi i Lamine Yamal është i afërt, megjithëse nuk zbuloi një datë.

Trajneri pranoi se është shumë krenar për mënyrën se si po punon skuadra e tij dhe konsideroi se mosfitimi i Topit të Artë nuk e perkuli Yamalin.

“Ai është i motivuar ta fitojë atë vitin e ardhshëm”. Më pas trjaneri i Barcelonës është marë me lojën e skuadrës së tij. “Ajo që shoh është se ata janë shumë të guximshëm, luajnë në mbrojtje… gjëja më e rëndësishme është skuadra ime dhe intensiteti i tyre. Kemi bërë mirë në ndeshjet e fundit. Ka cilësi në stërvitje dhe duhet të vazhdojmë kështu”. Ai anashkalon përgjigjet për Real Madrid.

“Nuk e di sa pikë do të marrim. Ata kanë pasur një nisje të mirë. Vitin e kaluar pati ulje-ngritje. Kjo ligë nuk do të jetë si ajo e kaluara. Duhet të . “Nuk mbaj mend shumë nga sezoni i kaluar; patëm shumë lëndime.

Në çdo pozicion, kemi shumë cilësi dhe i menaxhojmë minutat me mundësitë që kemi.

Ka ndeshje çdo tre ose katër ditë. Kam besimin për të ndryshuar sepse të gjithë ata që kanë luajtur e kanë bërë këtë në një nivel të lartë. Ka shumë lojtarë në një nivel të lartë”.

Përsa i përket Topit të Artë në mënyrë lakonike trajneri i Barcelonës është përgjigjur. “Nuk i dua këto gjëra, por është pjesë e punës sime. Ishte e rëndësishme për klubin dhe shkova me të tjerët. Lidhur me formën që po kalon Perdi “Kur je lojtar sulmues, je më shumë në qendër të vëmendjes.