Ballina Kronika Ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit, arrestohet në Itali Saimir Kolaveri

Ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit, arrestohet në Itali Saimir Kolaveri

22
0

Autoritetet italiane kanë arrestuar Saimir Kolaveri, i dyshuar si ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit.

Dyshohet se Kolaveri ka luajtur rolin e ndërmjetësit.

Ai ka qene ndermjetes mes Aurel Hoxhës, që dyshohet se ka urdhëruar vrasjen për motive gjakmarrjeje, dhe Sahab Nuzit, i cili dyshohet ta ketë ekzekutuar vrasjen për një pagesë prej 50,000 euro.

Në këtë skenar, Hoxha është akuzuar se dha urdhrin për vrasje ndaj Lleshit, ndërsa Nuzi u përmend si ekzekutori, që mori pagesë për kryerjen e krimit.