Ballina Bota Arrestohet ish-menaxheri i fondeve të Georg Soros/ Akuzohet për prostitucion në një...

Arrestohet ish-menaxheri i fondeve të Georg Soros/ Akuzohet për prostitucion në një ‘burg se*ksi’

27
0

Në artikullin e New York Post, theksohet se Rubin është një ish-biznesmen i Wall Street-it, i cili ka menaxhuar fonde për Soros Fund dhe klientë të tjerë të pasur.

Artikulli i New York Post/ Nga Ben Kochman and David Propper

Një financier i dalë në pension nga Nju Jorku, i cili dikur kishte lidhje me George Soros, u arrestua të premten nën akuzën për prostitucion të shumë grave në një penthouse të shndërruar në një “burg seksi” të stilit BDSM, thanë prokurorët federalë.

Howard Rubin u ndalua në shtëpinë e tij në Fairfield, Connecticut, mbi bazën e një aktakuze me 10 pika për “torturimin e grave përtej pëlqimit të tyre”, deklaroi Prokurori i SHBA-së në Brooklyn, Joseph Nocella.

I njohur si “Hoëie” dhe “H”, ish-menaxheri i famshëm i fondeve akuzohet se fillimisht ka abuzuar me viktimat në një hotel luksoz të Nju Jorkut, e më pas në një penthouse me dy dhoma gjumi, të cilin e kishte shndërruar në një burg të mbushur me pajisje BDSM midis viteve 2009 dhe 2019, thanë prokurorët.

Asistentja e tij, Jennifer Powers, po ashtu përballet me akuza për prostitucion, pasi dyshohet se e ka ndihmuar atë të organizojë sjelljet e tmerrshme. Rubin është një ish-biznesmen i Wall Street-it, i cili ka menaxhuar fonde për Soros Fund dhe klientë të tjerë të pasur.

Ai pritej të dilte në seancë gjyqësore në Gjykatën Federale të Brooklyn të premten pasdite. Një avokat i Rubin nuk iu përgjigj kërkesës për koment.