Ballina Ekonomia Shtohet trendi i banesave të blera me kredi, ja si paraqiten shifrat...

Shtohet trendi i banesave të blera me kredi, ja si paraqiten shifrat për 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar

30
0

Trendi i blerjes së pronave në Shqipëri, në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, ishte përmes kredisë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, 60% e pronave të shitura gjatë kësaj përjudhë, u blenë me kredi bankare. Sipas rezultateve të vrojtimit për tregun e pasurive të paluajtshme, pesha e pronave të blera përmes bankës, u rrit nga 40% në 60%, që ishte regjistruar në 6-mujorin e parë të vitit.

Të dhënat tregojnë se kredia për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 48.5 miliardë lekësh ose rreth 466 milionë eurosh vitin e kaluar. Kredia e re për banesa u rrit me 5.2% krahasuar me vitin 2022.

Pjesa më e madhe e kërkesës për të blerë vjen nga sektori I biznesit dhe po ashtu ky tregues I kredisë ka shënuar rritje gjatë 2023.

Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se shtetasit jo resident në Shqipëri, përbënin 26% të banesave të shitura gjatë 6-mujorit të dytë 2023. Nga këta, 1/3 janë shtetas të vendeve jashtë BE-së.

Numri total i pronave të shitura ishte 1,169 dhe ky numër ishte pothuajse i njëjtë me atë tëgjashtëmujorit të parë të vitit.

Numri i pronave të pashitura, si për banesa, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.