Ballina Bota Parada e motoristëve në Washington me rastin e Ditës së të Rënëve...

Parada e motoristëve në Washington me rastin e Ditës së të Rënëve ‘Memorial Day’

35
0

Mijëra motoçiklistë nga e gjithë bota u mblodhën në Washington, të dielën e 26 majit për udhëtimin vjetor të motoçikletës Rolling to Remember. Ky vit shënon herën e 36-të që ngjarja zhvillohet në këtë qytet për të nderuar veteranët dhe ushtarakët e rënë të vendit.

Udhëtimi filloi nga parkingu i Pentagonit në mëngjes, vazhdoi në lindje të Constitution Avenue përgjatë qendrës tregtare kombëtare drejt Kapitolit,  dhe më pas në perëndim përgjatë Avenue Independence. Ndërsa i gjithë rrugëtimi përfundon në Memorialin e Lincoln.