Ballina Aktualitet “Hipi makinës ik”/ Rrezikohet jeta e punonjësve, situatë apokaliptike në Daias flakët...

“Hipi makinës ik”/ Rrezikohet jeta e punonjësve, situatë apokaliptike në Daias flakët “vërshojnë” mbi zjarrfikëset

47
0

Zjarri në Daias të Tiranës ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar seriozisht edhe jetët e zjarrfikësve që po përballen me flakët. Nga pamjet e siguruara shumë pranë zjarrit, duket një moment kur flakët zgjerojnë perimetrin dhe ndryshojnë drejtimin, duke u favorizuar nga era e fortë.

Kjo ka bërë që të rrezikohej jeta e një zjarrfikësi, që po punonte aty për shuarjen e flakëve. Në rrezik ishin edhe 2 automjete të forcave zjarrfikëse, që ishin stacionuar shumë pranë zjarrit.

“O Sokol, hipi makinës dhe ik o Sokol”, dëgjohet t’i drejtohet njëri prej zjarrfikësve kolegut të tij, duke e paralajmëruar për rrezikun, pasi zjarri zgjeroi perimetër për shkak të erës së fortë.

Ndërkohë në ‘luftën’ me flakët, veç forcave zjarrfikëse dhe autobotëve, është angazhuar edhe një helikopter, i cili po punon nga ajri për shuarjen e zjarrit.