Michael Douglas i ka habitur fansat pasi e ka quajtur të shoqen, Catherine Zeta-Jones, “motrën e ditëlindjes”.
Të dy e kanë ditëlindjen më 25 shtator, me 25 vite diferencë. Për të uruar njëri-tjetrin, aktorët ndanë postime në rrjetet sociale përkatëse me urimet e ditëlindjes. Por urimi i Douglas ka nxitur ca reagime.
“Për motrën time të ditëlindjes, çfarë lumturie që po festoj një tjetër vit me ty!”, shkroi ai në një foto. “Urime për lojën tënde spektakolare në Celebrity Ryder Cup”, vijoi 81-vjeçari. “Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime!”
Ndjekësit janë shprehur të habitur duke thënë: “Mos e quajte gruan motër? Apo më bëjnë sytë?”
Kurse aktorja 56-vjeçare shkroi: “Gëzuar ditëlindjen Michael! Ndarja e kësaj dite të veçantë me ty ndodh një herë në jetë!”
Douglas dhe Zeta-Jones janë të martuar që prej nëntorit të vitit 2000. Ata kanë dy fëmijë, vajzën, Carys dhe djalin, Dylan. Douglas ka edhe një djalë 46-vjeçar, Cameron, nga martesa e mëparshme me Diandra Luker.