Ballina Politika Vrasja në Tepelenë/ Berisha: Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit, goditje...

Vrasja në Tepelenë/ Berisha: Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit, goditje e rëndë per biznesin e huaj në Shqipëri!

41
0

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha thotë se tanimë rendi në Shqipëri është në duart e kriminelëve të pushtetit, pas dyshimeve se pas vrasjes së biznesmenit italian qëndron, Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit.

Teksa ka shprehur ngushëllimit për familjen e biznesmenit italian, kryedemokrati Sali Berisha ka dënuar aktin e shëmtuar kriminal të vrasësve të lidhur me pushtetin, që sipas tij përbën njëherazi një goditje të rëndë per biznesin e huaj në Shqipëri.

Reagimi

Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit

Vritet biznesmeni italian Edoardo Sarchi që jetonte prej 20 vitesh në Shqipëri

Vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit

Shpreh ngushellimet e mia më të ndjera familjes Sarchi dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të vrasësve të lidhur me pushtetin, që përbën njëherazi një goditje të rëndë per biznesin e huaj në Shqipëri.

Ju ftoj të lexoni mesazhin dhe ndiqni videon e qytetarit dixhital.

Doktor përshëndetje. Vrasësi i italianit është nipi i Gramoz Ruçit dhe i biri i Qerem Braçes që mbart rekorde kriminale nga më të frikshet, nga vjedhjet, grabitjet dhe deri tek plagosjet me armë dhe tanimë vrasjen e qytetarit italian. Në këtë video duket qartë që është njohje e afërt e Edi Ramës dhe mbështetës i flaktë i PS në Tepelenë. Ky delinkuent është ai që qëlloi me grusht policin në mes të Fierit dhe që e liruan menjëherë edhe pse ishte në arrest shtëpie.

Këtë kriminel ju e keni pas denoncuar edhe vite më parë

Shikojeni vrasësin mbas zonjës me fustan jeshil, dhe shikojeni edhe “komandant Ramën” se si në sekondën e 40 dhe të 56 të videos sesi e përshëndet me kokë. Më qartë se kaq ska ku të vejë më lidhja e Ramës me kriminelët.