Ballina Rajoni Nga grabitja e trajnerit tek plagosja e policit, e shkuara e errët...

Nga grabitja e trajnerit tek plagosja e policit, e shkuara e errët e Fatjon Prendit që u kap në Greqi me 1 ton drogë

0
40

Policia greke shkatërroi një grup kriminal duke vënë në pranga 6 shtetas shqiptarë, mes tyre kreun e grupit, Fatjon Prendi, 39 vjeç.

Në operacionin që morën pjesë dhe forcat speciale EKAM, u sekuestruan mbi 1 ton marijuanë, mbi 1000 rrënjë marijuanë, arsenal armësh dhe sasi të drogave të tjera, përfshirë ato sintetike.

Fatjon Prendi rezulton një emër i njohur për drejtësinë greke, i përfshirë në një ngjarje të përgjakshme 13 vite më parë në Kifisa të Athinës.

Mesditën e 28 qershorit 2012, dy grabitës të armatosur me pistoletë dhe thikë, hynë në banesën e trajnerit të PAOK, Giorgo Dhoni, ku ndodheshin vjehrri dhe vjehrra e tij, të dy të moshuar si dhe dy fëmijët e mitur. Grabitësit fillimisht kanë kërcënuar 74-vjecarin e moshuar dhe kanë marrë para e bizhuteri. Fëmija 15-vjecar i familjes, ka arritur të dalë nga banesa pa u vënë re, dhe ka njoftuar rojën e komshiut të tij, pikërisht ish-Ministrit grek të Mjedisit, Giorgo Papakonstantinou. Ky i fundit ka njoftuar policinë dhe menjëherë forcat kanë mbërritur në vendngjarje.

Sapo autorët kanë parë policinë, autorët duke mbajtur peng 74-vjecarin, kanë dalë nga banesa dhe kanë shkëmbyer zjarr me policinë. Nga të shtënat mbeti i plagosur në këmbë një efektiv policie si dhe një nga autorët.

Në vendngjarje mbërritën forcat speciale EKAM dhe helikopteri i policisë. Dy grabitësit i pikasën në oborrin e një banese në kryqëzimin e rrugëve “Theotokopoulo” dhe “Himara” dhe pas një shkëmbimi tjetër zjarri, forcat e policisë arritën të kapin njërin prej tyre, pikërisht Fatjon Prendin.

Dy orë më pas, në një oborr tjetër banesë u arrit të kapej dhe grabitësi i dytë. Gjatë kontrollit personal, dy grabitësve ju gjeten një pistoletë dhe një thikë, ndërsa gjatë kontrolleve në zonë u gjetën sende të grabitura në banesë.

Operacioni për shkatërrimin e grupit të Fatjon Prendit

Një operacion i policisë greke në bashkëpunim me forcat speciale EKAM, ka zbuluar një sasi tepër te madhe droge në Greqi bashkë më arsenal armësh, duke çuara në arrestimin e 6 burrave dhe grave shqiptare.

Grupi kriminal kishte kultivuar drogë në Greqi dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin, ndërkohë që tregtonin edhe kokainë dhe droga të tjera sintetike. Operacioni i policisë u zhvillua në zona të ndryshme të Athinës dhe Arkadias.

Kreu i grupi kriminal ishte 39-vjecari Fatjon Prendi, ndërsa pas tij në hierarki vinte 36-vjeçari, Elson Ndreca. Si bashkëpunëtorë të tyre në ruajtje dhe magazinimin e drogës, parave, celularëve she transportin e kreut të grupit, u vunë në pranga dhe 35-vjecarja Brisejda Cami, 73-vjecarja Pashke Gega dhe 35-vjecarja Zoje Ndoj. Në pranga gjatë operacionit ra edhe 50-vjecari Arben Mashi, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një thikë, ndërkohë që rezultoi se jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Gjatë operacionit u sekuestruan nga policia greke 1 ton e 161 kg marijuanë, 1640 rrënjë marijuane, 4.3 gram kokainë, 3.5 gram ketaminë, 10 gram kristal methamfetaminë MDMA, 9 tabela ECSTASY, nga shitja e të cilave parashikohej një fitim prej 8 milionë euro.

Gjatë kontrollove policia greke gjeti dhe sekuestroi edhe 2 pistoleta, 1 Kallashnikov, 1 granatë, 134 fishekë, 1 thikë, 4 peshore elektronike, 3 automjete, 17 celularë, 12.250 euro false, 120 euro, 1900 lekë, 70 paund, 22 dollarë amerikanë, 10 dollarë kanadezë dhe 20 franga zvicerane.

Sipas burimeve policore, 39-vjecari Fatjon Prendi rezulton me precedentë penalë në Greqi për tentativë vrasje dhe grabitje në bashkëpunim dhe ndodhej në masën detyrim paraqitje, ndërsa 50-vjecari Arben Mashi rezulton me precedentë penalë për organizatë kriminale, drogë e armë si dhe shkelje të ligjit mbi emigrantët.