Ballina Kronika Ky është çobani vlonjat që qëlloi për vdekje biznesmenin italian

Ky është çobani vlonjat që qëlloi për vdekje biznesmenin italian

70
0

Personi që shihni në foto është 48-vjeçari Kamber Sulçaj, i akuzuar nga policia si autor i dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Srachi.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt biznesmenit italian dhe  personave që e shoqëronin atë dhe automjeteve të tyre të ndaluara. Nga të shtënat humbi jetën italiani Edoardo Sarchi.

Policia njofton se ka sekuestruar nga vendngjarja, automjetet e viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu.

Gjithashtu,  ka sekuestruar automjetin dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me shtetasin viktimën dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit.

Më pas shtetasi Kamber Sulçaj dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.