Ballina Kronika Tentativa për parakalim/ Makinat dalin nga rruga, dy të lënduar në Fushë-Krujë

Tentativa për parakalim/ Makinat dalin nga rruga, dy të lënduar në Fushë-Krujë

67
0

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 08:30 në rrugën nacionale Fushë Krujë-Durrës, në kilometrin e dytë nga Fushë Kruja. Dy automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë tentativa e njërit prej mjeteve, me drejtuese femër, për të parakaluar, por është bllokuar, dhe të dyja mjetet pas përplasjes kanë përfunduar në kanal.

Të lënduar kanë mbetur drejtuesja e mjetit si dhe një pasagjer.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur detajet e aksidentit.