Ballina Aktualitet Siguria në kantiere, IKMT gjoba dhe pezullim punimesh për dhjetëra subjekte

Siguria në kantiere, IKMT gjoba dhe pezullim punimesh për dhjetëra subjekte

81
0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar deri më tani 65 subjekte me gjoba dhe vendime për pezullim punimesh, në kuadër të masave për respektimin e sigurisë teknike në kantiere ndërtimi.

Sipas të dhënave zyrtare, në territorin e Bashkisë së Tiranës janë verifikuar gjithsej 219 objekte ndërtimi, nga të cilat 41 janë të pajisura me leje nga KKT dhe 178 me leje nga njësitë vendore.

Pas rikontrollit, në 45 kantiere janë konstatuar shkelje, duke çuar në vendosjen e gjobave dhe pezullimin e punimeve.

Në zonën e Golemit, pjesë e Bashkisë së Kavajës, janë verifikuar 73 subjekte, ku 8 prej tyre janë ndëshkuar pas konstatimit të shkeljeve.

Ndërkohë, kontrollet kanë nisur edhe në Bashkinë e Vlorës dhe Himarës. Në Vlorë janë inspektuar 32 objekte ndërtimi dhe në 12 raste janë vendosur masa ndëshkuese. Në Himarë, nga 71 subjekte të planifikuara për kontroll, deri tani janë inspektuar 14.

IKMT bën të ditur se procesi i verifikimeve do të vijojë edhe në Bashkinë e Durrësit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Autoritetet theksojnë se respektimi i standardeve të sigurisë në kantiere mbetet prioritet, ndërsa kontrollet do të shtrihen gradualisht në të gjithë vendin.

“65 subjekte janë ndëshkuar deri më tani me gjobë dhe vendime për pezullim punimesh në kuadër të masave që po merr Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit përsa i takon respektimit të sigurisë teknike në kantiere.

Në territorin e Bashkisë së Tiranës janë verifikuar në total 219 objekte ndërtimi prej të cilave 41 me leje nga KKT dhe 178 objekte me leje nga njësia vendore. Në përfundim të rikontrollit, proces që IKMT e kryen në bashkëpunim dhe kordinim me AZHT-në dhe IMT-të, në 45 kantiere ka rezultuar që nuk janë marrë masat ndaj është proceduar me vendosjen e gjobave dhe pezullim punimesh.

Në zonën e Golemit, pjesë e Bashkisë së Kavajës janë verifikuar në total 73 subjekte prej të cilave 4 me leje nga KKT dhe 69 me leje nga njësia vendore. Pas rikontrollit, 8 subjekte janë ndëshkuar me gjobë dhe vendim pezullim punimesh.

Kontrollet e IKMT-së kanë filluar edhe në territorin e Bashkisë së Vlorës dhe Himarës. Në Vlorë deri më tani janë inspektuar gjithsej 32 objekte ndërtimi, nga të cilat 11 objekte janë të pajisura me leje ndërtimi të lëshuara nga Bashkia Vlorë dhe 21 objekte me leje të miratuara nga KKT. Në 12 raste janë vendosur gjoba dhe marrë vendime për pezullim punimesh.

Në territorin e Bashkisë Himarë rezultojnë gjithsej 71 subjekte të pajisura me leje të miratuara nga KKT, të cilat janë planifikuar për t’u inspektuar. Deri në këtë fazë janë inspektuar 14 subjekte.

Në bashkëpunim me AZHT-në dhe IMT-Bashkia Durrës, IKMT planifikon fillimin e procesit të verifikimit edhe në territorin e Bashkisë së Durrësit.

Respektimi i detyrimeve ligjore për sigurinë teknike në kantiere mbetet një objektiv parësor i Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Në zbatim të planit të punës, kontrollet do të shtrihen gradualisht në të gjithë territorin e vendit”, njofton IKMT.