Ballina Aktualitet Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshime në drejtimin e strukturave të kufirit...

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshime në drejtimin e strukturave të kufirit dhe trafiqeve

51
0

Policia e Shtetit ka njoftuar sot ndryshime në nivel drejtuesish brenda strukturave të saj.

Edvin Ndreu është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin të qarkut Tiranë. Ai pritet të marrë drejtimin e një prej sektorëve më delikatë, që lidhet me kontrollin kufitar dhe menaxhimin e flukseve të emigrantëve në kryeqytet.

Ndërkohë, Silvana Alimadhi është transferuar pranë DPPSh, ku do të ushtrojë detyrën e Shefes së Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.