Një dron i madh u rrëzua mbi një çati në Kesselsdorf pranë Dresdenit të mërkurën dhe u përfshi nga flakët.
Siç raporton Bild, transmeton Klankosova.tv, policia gjermane ka bërë të ditur se Rusia dhe Vladimir Putin nuk janë pas incidentit me dron.
Nga shpjegimet e banorëve, një objekt fluturues fillimisht i paidentifikuar u përplas në çatinë metalike të një kompleksi deposh, hapi një vrimë në të dhe u përfshi nga flakët.
Fillimisht, nuk ishte e qartë se çfarë objekti kishte rënë nga qielli. Megjithatë, hetuesit shpejt përcaktuan se ishte një dron transporti që i përkiste kompanisë me seli në Dresden “German Copters”.
Kompania operon në fushën e logjistikës mjekësore dhe zakonisht transporton mostra laboratorike.