Ashtu siç pritej, FIFA nuk e përjashtoi sportin e futbollit nga garat ndërkombëtare. Këshilli i organit më të lartë të futbollit botëror, u mblodh këtë të enjte në Zurich dhe nuk mori asnjë vendim mbi ankesën e Federatës së Palestinës të Futbollit (e njohur nga FIFA që në 1998), lidhur me ankesën e këtyre të fundit për luftën në Gaza.
Në fjalën e tij, kreu i FIFAs-s, Gianni Infantino tha se ata nuk mund t’i zgjidhin problemet gjeopolitike.
“FIFA nuk mund të zgjidhë problemet gjeopolitike, por mund dhe duhet të promovojë futbollin në mbarë botën duke shfrytëzuar vlerat e tij unifikuese, arsimore, kulturore dhe humanitare”, tha Infantino.
Në fjalën hapëse, italiani vlerësoi dialogun e vazhdueshëm të federatave mbi këtë çështje dhe theksoi rëndësinë e paqes.
“Në FIFA, ne jemmi të përkushtuar të përdorim fuqinë e futbollit për të bashkuar njerëzit në një botë të ndarë. Mendimet tona janë me ata që vuajnë në konfliktet që ekzistojnë sot në botë. Mesazhi që mund të përcjellë futbollit sot është ai i bashkimit dhe paqes”, tha Infantino.
Edhe UEFA bën një hap pas
UEFA ka vendosur të pezullojë për momentin planet për të përjashtuar Izraelin nga kompeticionet evropiane të futbollit, pas prezantimit të planit të paqes nga presidenti amerikan Donald Trump.
Institucioni më i lartë i futbollit në Evropë kishte parashikuar një mbledhje urgjente të Komitetit Ekzekutiv javën e ardhshme, ku shumica e anëtarëve shiheshin të prirur të mbështesnin përjashtimin e përfaqësueses izraelite.
Megjithatë, iniciativat diplomatike të nisura nga Shtëpia e Bardhë për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza kanë bërë që UEFA të bëjë një hap prapa, duke shtyrë vendimin për një moment tjetër.