Ballina Politika Eksperti politik amerikan i përgjigjet talljes së Ramës për Trump me fotot...

Eksperti politik amerikan i përgjigjet talljes së Ramës për Trump me fotot e McGonigal

52
0

Eksperti politik amerikan, George Papadopoulos, reagoi me një postim në rrjetet sociale pasi Edi Rama u bë lajm viral në botë për talljen që i bëri presidentit amerikan, Donald Trump.

Papadopoulos postoi një foto të Edi Ramës me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

 

Në postim, ai i kujton Ramës fatin që e pret.

“Charles McGonigal është fotografuar këtu me kryeministrin shqiptar ndërsa ai po pranonte ryshfete.

Ai gjithashtu drejtonte hetimin “Crossfire Hurricane” me Comey në të njëjtën kohë.

Ai tani është i burgosur. A do të rrëzohet edhe ai?”, shkruan Papadopoulos.

Kujtojmë se ky i fundit është autor i njohur.

Në vitin 2016, ai ka qenë këshilltar për politikën e jashtme në fushatën e Donald Trump.

Ai është më i njohur për rolin e tij në hetimin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Pikërisht në këtë hetim të stisur kundër presidentit Donald Trump është implikuar edhe McGonigal.

Image