Detaje të reja zbardhen nga operacioni i djeshëm i SPAK-ut që goditi një grup kriminal në zonën e Shijakut.
Ermir Deda është shtetasi që SPAK dyshon se ka marrë pjesë më 21 janar të 2021 në vrasjen e Edmir Bregut, alias Ilir Koçi, alias Maloku.
Deda akuzohet se bashkë me Alfred Dokën që është shpallur në kërkim, të jenë ekzekutuesit e të riut, ngjarje që u krye për llogari të Aldo dhe Astrit Avdylit.
Ky i fundit akuzohet si urdhërues i vrasjes, ndërsa nipi i tij Aldo Avdyli si organizator.
Kujtojmë se Ermir Dedja, autori i dyshuar që ka marë pjesë në vrasjen e Edmir Bregut, rezulton të jetë vrarë në një atentat me kallash në muajin maj të këtij viti në Durrës.