Ballina Aktualitet ‘Vjen zjarrfikësja pa ujë, s’ka nga të hyjë!’/ Banorët e pallatit të...

‘Vjen zjarrfikësja pa ujë, s’ka nga të hyjë!’/ Banorët e pallatit të shkrumbuar: Shteti pastë faqen e zezë

117
0

Prej më shumë se 4 orësh zjarri në pallatin 12 katësh tek kompleksi i pallateve tek farmacia nr 10 në Tiranë, vijon të jetë aktiv. Të zhgënjyer nxorrën në pah situatën kaotike, ndërhyrjen e vonuar dhe mungesat. Ndërkohë një banore tha se zjarri kishte nisur prej orës 14:30.

Gazetarja: Po ndërhyhet në mënyrën e duhur sipas jush?

Qytetari: Nuk e di, por në këtë çast që flasim ende ka flakë dhe nuk po punojnë zjarrfikësit. Ka…15 – 20 minuta që zjarrfikësit nuk po punojnë më.

Qytetarja: Shifni, ka katër orë akoma, vetëm një zjarrfikëse. Shifni atje zjarrin akoma, shih flakën e keni aty. Mjetet mungojnë.

Qytetarja: Po shoh katastrofën! Turp e faqezezë për shtetin tonë si i jep leje, ai ka bllokuar rrugët, ka bllokuar trotuaret e gjithçka. Aty ishte dashtë Edi Rama me tonë për Zotin. Zjarri vijon qysh në orën 2 e gjysmë (14:30) e tash. Prej shtatë orësh ka rënë zjarri e vetëm një zjarrfikëse. Ça bën një zjarrfikëse? Me një gur, a çahet një mur? Nuk çahet. Po shteti jonë pastë faqen e zezë. Kurrë mos pastë hajër.

Është dëmtuar hyrja. Këtu nuk bëhet fjalë se mund të ketë shtet. Për arsye, është kanë mundësia pa shkuar në këtë gradë me u fik zjarri. Vjen zjarrfikësja pa ujë. Nuk ka nga të hyjnë. Atje, nga ngushtica e rrugës. Shiko ku e lanë mjetin aty, zjarrfikësja thotë nuk mund të futem. Sikur me i bërë me qëllim këto gjëra. Nuk bëhet në këtë vend kështu.

Gazetarja: Është djegur banesa juaj?

Banori: Tashi nuk di gjë se tymi e flaka e ka kap atje, S’kam mundësi me e pa.

Këtu shtet nuk ka. Të vijnë zjarrfikësja pa ujë, më thuaj ti, a bëhet kështu? S’bëhet. Edhe kur vjen një orë me u fut me shku te vendi i ngjarjes. Rinia po largohet. Ka një arsye shumë të fortë për t’u larguar nga këtu.