Ballina Politika ‘Ron Yeffet, prestanome i Ramës ka marrë 10 mln euro tendera’/ Shpërthen...

‘Ron Yeffet, prestanome i Ramës ka marrë 10 mln euro tendera’/ Shpërthen aktivisti: Çfarë dreqin bën SPAK-u?

88
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar reagimin e aktivistit Erges Eskiu, me profesion logoped, i cili ka shpërthyer në lidhje me skandalet financiare që kanë përfshirë qeverinë shqiptare, ku më i fundit është shtetasi izraelit, Ron Yeffet, i cili në bazë të investigimeve, rezulton si prestanome i kryeministrit Edi Rama, duke përfituar 10 milionë euro tendera për 4 muaj, me një kompani të blerë për 450 mijë lekë të vjetra.

Në reagimin e tij në Facebook, Eskiu i ka bërë thirrje SPAK që të reagojë dhe të marrë nën hetim Edi Ramën.

‘Çfarë janë këta? Magjistarë janë këta? Këta janë hajdutë! Çfarë dreqin bën SPAK që nuk e merr Ramën në hetim?’, shprehet Eskiu.

Erges Eskiu: Me kaq pak lekë, me 450 mijë lekë të vjetra, bleu kompani Ron Yeffet dhe na ka marrë nga taksat tona 10 milionë euro tendera në 4 muaj. Prestanome i Edi Ramës. Çfarë janë këta? Magjistarë janë këta? Këta janë hajdutë! Çfarë dreqin bën SPAK që nuk e merr Ramën në hetim? Çfarë dreqin bën SPAK-u në këtë vend, që nuk i vendos hekurat Edi Ramës? Ne nuk jemi skllevër more!