Një aksident me pasoje vdekjen, raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje, në zonën e Kombinatit, para komisariatit, në Tiranë.
Sipas burimeve në aksident është përfshirë një kamion dhe një motor, ku drejtuesi i motomjetit ka gjetur vdekjen në vend, si pasojë e plagëve të marra. Mësohet se viktima është, 61-vjeçari Ylmi Dedja.
Ndërkaq grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e plotë të rrethanave e këtij aksidenti fatal.







