Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Kurbin, ndërsa ngjarja është zbuluar pasi i plagosuri është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin Akil Tahiri 35 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, i cili ka mbërritur në spital i plagosur me armë zjarri. Pas konstatimit të rastit, stafi mjekësor ka njoftuar menjëherë policinë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për të sqaruar dinamikën e plotë të rastit, si dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një ngjarje me prapaskenë kriminale apo vetëplagosje. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera mbi autorë të mundshëm apo motivet e kësaj ngjarjeje.







