Ballina Opinion Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e...

Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e Tiranës?

42
0

Nga Kreshnik Spahiu

Ky është viti më komik në politikë.
Prej disa muajsh, në ekrane shfaqen lajme mbi nipat, dajat, tezet, kunatat e aktorëve politikë.
Pa kaluar dy muaj, Partia Komike Demokratike ka banalizuar tërësisht procesin më të rëndësishëm elektoral, duke e kthyer garën për bashki në një parodi të estradës së Tironës.

Mendoj që keni qeshur kot me dajën e Endri Shabanit dhe tezen e Adriatikut, sepse në garë kanë hyrë:
• djali i Besnikut,
• djali i Fahriut,
• gruaja e të ndjerit Gerti,
• nipi i Halimit.
Lista e gjatë e familjarëve që Partia Demokratike kërkon të promovojë nuk ka të mbaruar.
Kur kanë mbetur edhe pak orë nga afati për riregjistrimin e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës, partia “madhështore” u është lutur partiçkave “vogëlstore” për të gjetur emëra për zhurmë gjoja pët ti kandiduar.
Qartazi të gjithë emrat nxirren nga zyra e Berishë dhe janë skema e tij.
Unë realisht kam shumë respekt për Edlirën, Florianin, Ermalin, Klevisin dhe Andin, sepse ata kanë personalitetin e tyre, pa pasur nevojë për hijen e familjarëve. Por problemi qëndron tek ata që tentojnë ti keqpërdorin.
PD po i përdor emrat e tyre dhe po u njollos karrierën me mungesën e seriozitetit të saj.

Berisha, i zënë “shah-mat” pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, ka dalë qesharak në sytë e publikut.
Partia komike e tij ka mbetur vetëm me ata që protestonin te rrugica e Salës.
Deputetët e saj nuk sakrifikojnë për dy arsye:
-Sepse janë aq pa vlerë sa e kanë humbjen në xhep, pasi 30 vjet i ka vendosur Berisha në lista të mbyllura;
-Sepse humbin rrogën prej 4000 eurosh të deputetit.
Partia komike ka mbetur bosh. Ajo nuk ka problem mbylljen: PD është “hapur me katër porta”, por nuk hyn askush.
Madje edhe kalimtarët, kur u bie rruga pranë selisë së PD-së, ndërrrojnë trotuar buzë Lanës për të mos iu afruar, sepse e gjithë selia mban erë të keqe.

Në Partinë Demokratike nuk po luhet parodia, por atje ka rënë pandemia, dhe kushdo mban distancë.
Berisha, pasi konsumoi dhe përdori të vetët, tani kërkon të përdorë familjarët e tyre.

Por ky nuk është fundi, sepse ai ka vendosur ta banalizojë garën elektorale.
Deri nesër do shpikë edhe 10 emra familjarësh të tjerë që do shpallin kandidaturat për Tiranën, dhe nesër në mbrëmje do rrijë me ta duke thënë:
“Nuk kemi konsensus në parti se kë të mbështesim.”
Ai deklaron 10 herë në ditë që nuk do të bojkotojë, por kjo është forma e re e lojës së tij politike.
Tashmë atij i kanë mbetur vetëm dy gjëra:
Do ishte më e ndershme të thoshte: “Po pres që Edi Rama të japë pëlqimin për një emër”, ose t’i thoshte Bajramit: “Shtyje datën e zgjedhjeve në vitin 2030”, sepse çeta komike nuk ka asnjë kloun apo parodist për të aktruar në estradën e Tironës.