Ballina Lifestyle Hailey Bieber shpallet “nënë tërheqëse” në pozat provokuese për Rhode

Hailey Bieber shpallet “nënë tërheqëse” në pozat provokuese për Rhode

36
0

Hailey Bieber ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotografish tërheqëse në Instagram, ku shfaqet duke promovuar markën e saj të kujdesit për lëkurën, Rhode.

Megjithatë, vëmendja e ndjekësve u përqendrua më shumë tek paraqitja e saj provokuese sesa te produktet.

Në disa nga fotoggrafitë, 27-vjeçarja shfaqet me të brendshme të zeza, ndërsa po provonte produktet e saj në një dhomë me ndriçim të zbehtë, shkruan DailyMail.

Brenda pak minutash, postimi mori mijëra komente, me një ndjekës që e cilësoi “nënë tërheqëse”.

Hailey, e cila ka një djalë njëvjeçar me bashkëshortin Justin Bieber, ndau së fundmi edhe fotografi nga përgatitjet për Halloween, duke treguar “Jacktober”-in e parë të djalit të tyre Jack.

Në karuselin e fotografive, vogëlushi shfaqej me veshje festive e plot stil, ndërsa fytyra e tij nuk u zbulua për të ruajtur privatësinë.

Në fund të gushtit, çifti festoi ditëlindjen e parë të djalit të tyre me një postim emocional në Instagram, ku Hailey shkroi: “Një vit me ty, djali im i bukur. Gëzuar ditëlindjen e parë, Jack Blues, ti je gëzimi im”.

Kohët e fundit, Hailey ka përjetuar edhe suksese të mëdha profesionale, pasi kompania e saj Rhode u ble nga e.l.f. Cosmetics për rreth 1 miliard dollarë (afërsisht 920 milionë euro).

Ndërkohë, Justin është konfirmuar si artisti kryesor i Coachella 2026, duke u bërë performuesi më i paguar në historinë e festivalit.