Ballina Opinion Shqiponja e Manajt nuk ishte si Svastika naziste…

Shqiponja e Manajt nuk ishte si Svastika naziste…

44
0

Nga Eduard Zaloshnja 

Pasi shënoi golin më historik të shënuar ndonjëherë nga kombëtarja shqiptare e futbollit, Manaj bëri me dhjetë gishta shenjën e shqiponjës në gjoksin e tij në mes të Serbisë – thjesht për të shprehur një gëzim kulmor për atë çast historik. Por pikërish për atë xhest gëzimi të jashtëzakonshëm, ai u ndëshkua nga arbitri me karton të verdhë…

Dhe pse u ndëshkua? Për një arsye të mosarsyes. FIFA dhe UEFA e konsiderojnë shenjën e shqiponjës me dhjetë gishta para gjoksit si një shenjë ekstrmiste nacionaliste. Sikur të ishte Svastika naziste…

Në fakt ajo është një shenjë e theshtë kombtariste, që dëshmon nderimin e shqiptarëve kudo që ndodhen ndaj flamurit kombëtar shqiptar. I cili ka në qendër shqiponjën dykrenare. Atë shenjë e bëjnë edhe shumë këngëtare dhe artiste shqiptare të famshme kudo në botë. Ajo shenjë, në fakt, nuk përkthehet në një thirrje “Vriti serbët” apo “Vriti grekët”, sikundër e përkthejnë fqinjët tanë. Ajo thjesht është një shenjë krenarie e shqiptarëve për flamurin e tyre kombëtar!

Federatat tona sportive dhe qeveria jonë duhet të bëjnë një fushatë të fuqishme ndërkombëtare, që shenja me dhjetë gishta e shqiponjës në gjoksin e shqiptarëve të mos konsiderohet më si Svastika naziste…