Ballina Rajoni Greqi/ Humbja e një shtetasi të huaj në Samos, ekipet e shpëtimit...

Greqi/ Humbja e një shtetasi të huaj në Samos, ekipet e shpëtimit të angazhuar në gjetjen e tij

27
0

Po vijon kërkimi për gjetjen e një shtetasi të huaj, i cili mendohet të ketë humbur në zonën detare në verilindje të Samos.

Nga informacionet e mëparshme, 24 shtetasë të huaj që ishin shpallur të humbur, u gjetën në zonën tokësore të Asprohortit në Samos të Greqisë.

Tashmë për gjetjen e shtetasit janë angazhuar një anije shpëtimi e Rojës Bregdetare, një helikopter i Forcave Ajrore, si dhe oficerë që do vijojnë kërkimin nga toka.

Përpjekjet për gjetjen e tij po vështirësohen për ekipet e shpëtimit, pasi kushtet e motit janë rënduar.