Ballina Kosovë Kosovë/ Rritet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale, KQZ: 16.11% e qytetarëve kanë votuar...

Kosovë/ Rritet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale, KQZ: 16.11% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 13:00

27
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat nga procesi i votimit, i cili deri në orën 13:00, kanë votuar 16.11% e qytetarëve.

Sot Kosova po mban zgjedhjet për të gjitha komunat e territorit.

Ndryshe e përkthyer në shifra, 326 mijë e 240 votues kanë dhënë votën e tyre për zgjedhjet e lokale në 38 komuna të Kosovës.

Ndërkohë, numri i votuesve në Listën e Votuesve sipas KQZ-së është 2,025,105 votues.

Nga 38 komunat e Kosovës, vetëm në gjashtë prej tyre nuk është ndërruar partia fituese qysh nga zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në Deçan ka fituar gjithnjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; në Drenas e Kaçanik, Partia Demokratike e Kosovës; në Istog e Fushë Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës; dhe, në Mamushë, Partia Demokratike Turke e Kosovës.