Ballina Opinion Reforma, vettingu lakuriq me vegla në dorë

Reforma, vettingu lakuriq me vegla në dorë

41
0

Nga Basir Çollaku

Një video e publikuar nga avokati Arben Llangozi, nxjerr rehatinë emocionale të komisionerëve nëpër plazhe. Zbulon merakun ndërkombëtar për të qëndruar drejt. Së paku një institucion trupor. Rivlerësimi në brez e poshtë duket se ka rrëmbyer prioritetet e ndërkombëtarëve në të ashtuquajturën reformë në drejtësi. Ca sarhoshë me telashe penale dhe jo vetëm, u ngulën në një komision batakçillëku për të larguar e lënë në detyrë prokurorë e gjyqtarë sipas oreksit të Ramës. Platforma “Soros” kishte bërë gati çdo gjë me detaje. Me emra. Me poste.

Me dorëzim të kontrolluar të sistemit në duart e KM. Ka edhe video të tjera. Foto plot. Shikoni Theo belgën. Një i hetuar në Kosovë nga EULEX për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, kallëzuar nga britanikë brenda misionit. Ka edhe ai imazhe romantike diku nëpër ekipin e ndërkombëtarëve. Një tjetër komisioner, pasi u bë baba në vetting me një tjetër sojnike të reformës, pastaj u zhduk i trembur nga Shqipëria. Por atësia me ADN është kollaj.

Sigurisht, ne përfunduam me një proces ligjor të mbikëqyrur nga një kompani kanalizimesh austriake, ku aksioner ishte ish-kryeministri i akuzuar për afera të paligjshme, Sebastian Kurz. Këta kaqolë importi janë aksionerë të vrasjes së drejtësisë në Shqipëri, për llogari të pushtetit kriminal të Edi Ramës. Me leje të 140 votave frikacake, si pasojë edhe e presioneve nga ambasada amerikane në atë kohë me Donald Lu. Atë Donaldin, gojëmbullur për kanabizimin e Shqipërisë.

Apo ai puthësi pasionant i Vlahutin në Kuvend, për qokën e realizuar ndaj padronit Soros, kur 140 kartona, mes tyre të inkriminuar, u bënë yes-menë të heshtur. Ca marrëveshje demek sekrete, me KPK dhe KPA, ku të huajt e monitorimit hynin e bënin sallatë edhe në Shërbimin Informativ. Sigurisht, duart e drejtoreshës së karburanteve të Tigrave 1 dhe 2, Yuri Kim, janë aty si shkatërrim më vete. Këta kasapë juridikë kapën e thërmuan institucionet. Zaptuan drejtimin për vete. Lanë vendin pa Gjykatë Kushtetuese tre vite, derisa çuan ushtarët e tyre.

Masakruan hartën gjyqësore. Nuk lanë sigurims-soroist pa vënë drejtues. Dhe pastaj lotuan me hipokrizi kur plumbat hynë në sallën e gjyqit nga depresioni i drejtësisë së vonuar, të zvarritur, të padhënë në drejtimin ku prova të çonte. Pasi i hoqën brekët ligjit dhe së drejtës, u kujdesën për eros-drejtësinë. Kjo sjell emergjencën e ribërjes së reformës.

Rishikimit të shumë vendimeve të gabuara me porosi qeveritare. Largimin e shumë magjistratëve nga sistemi, sepse ishin këtej dhe jo andej. Kjo duhet të jetë e panegociueshme. Kjo video e të tjera tregojnë se si ata bënë kuplara drejtësinë.