Ballina Aktualitet Akuzat e Berishës se gjyqtarja Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi, ILD:...

Akuzat e Berishës se gjyqtarja Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi, ILD: Nuk është zhvilluar asnjë hetim ndaj saj

44
0

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, ka mohuar që institucioni që ai drejton të ketë kryer ndonjë hetim ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka. Deklarata e tij u bë në Komisionin e Ligjeve, pas akuzave të Sali Berishës dhe opozitës, të cilët pretendojnë se Gjoka është dënuar më herët në Greqi për falsifikim dokumentesh dhe e ka fshehur këtë fakt.

Ishte anëtari i Komisionit të Ligjeve, deputeti i PL-së, Tedi Blushi, i cili e pyeti Metanin nëse ILD ka nisur procedim disiplinor, për gjyqtaren Irena Gjoka për fshehjen e dënimit në shtetin fqinj të Greqisë.

“Irena Gjoka nuk ka qenë asnjëherë në inspektim nga ILD. Nuk e kam thënë kurrë këtë. I mbaroj të gjitha hetimet në afat. Nuk kemi nisur asnjë hetim për të. Në koordinim me institucione të tjera, që lidhen me dekriminalizimit, jemi në pritje të fakteve për ndonjë shkelje eventuale” tha Metani.