Ballina Politika Boçi: Arsimi shqiptar në kolaps! Universiteti publik lihet jashtë renditjes botërore, dëshmi...

Boçi: Arsimi shqiptar në kolaps! Universiteti publik lihet jashtë renditjes botërore, dëshmi tronditëse e rënies së standardeve

24
0

Falë menaxhimit katastrofik të qeverisë Rama, arsimi i lartë në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë që dëshmohet edhe nga fakti se asnjë universitet publik shqiptar nuk është renditur në klasifikimin prestigjioz botëror të Times Higher Education për vitin 2026.

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të ndërmarrë menjëherë reforma të thella, bazuar në meritë, cilësi dhe transparencë, për të shpëtuar arsimin nga kolapsi i plotë.

Deklarata e nënkryetarit të PD, Luçiano Boçi:

Falë ‘qeverisë Rama’, Shqipëria thyen një tjetër rekord për keq: Universiteti publik lihet jashtë renditjes botërore të Times.

Partia Demokratike denoncon me shqetësim të thellë gjendjen dramatike të arsimit të lartë në vend, e cila është ekspozuar haptazi nga publikimi i fundit i renditjes botërore të universiteteve nga Times Higher Education (THE), më 9 tetor 2025.

Sipas World University Rankings 2026, asnjë universitet publik shqiptar nuk figuron në renditjen ndërkombëtare.

Universiteti i Tiranës, institucioni më i madh publik i vendit, nuk ka numër renditjeje dhe ka vetëm status ‘Reporter’, që nënkupton se ka dorëzuar të dhëna, por nuk ka përmbushur kriteret për t’u klasifikuar.

Ky fakt tronditës, është dëshmi e qartë e dështimit të qeverisë Rama në fushën e arsimit të lartë dhe rrëzon propagandën e ‘ndërkombëtarizimit’ të universiteteve shqiptare.

Ndërkohë që qeveria mburret me ‘reforma’ dhe ‘modernizim’, universitetet shqiptare mbeten jashtë çdo standardi ndërkombëtar dhe të padukshme në hartën akademike të botës.

Në rajon, Universiteti i Prishtinës është renditur në vendin e 518-të, ndërsa të përfshirë në klasifikim janë edhe universitetet e Sarajevës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Kjo tregon se vetëm Shqipëria po bie me shpejtësi nga standardet e zhvillimit arsimor.

Partia Demokratike thekson se kjo situatë është pasojë direkte e:

•politizimit ekstrem të institucioneve të arsimit të lartë;

•emërimeve partiake dhe jo me meritë të drejtuesve universitarë;

•mungesës së kërkimit shkencor real dhe financimeve transparente;

•si dhe shkatërrimit të autonomisë universitare nga ndërhyrjet e qeverisë Rama.

Propaganda e qeverisë për ‘diploma të njohura ndërkombëtarisht’ është një mashtrim për studentët dhe familjet shqiptare, që po paguajnë çmime gjithnjë e më të larta për diploma pa asnjë vlerë reale në tregun global të punës.

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të ndalë propagandën dhe të përballet me realitetin:

Arsimi shqiptar është në kolaps të plotë dhe kërkon një reformë kombëtare urgjente, të bazuar në meritë, cilësi dhe transparencë.

PD riafirmon angazhimin e saj për autonomi të vërtetë universitare, financim të qëndrueshëm të kërkimit shkencor, dhe rikthimin e standardeve europiane në arsimin e lartë shqiptar.