Ballina Kronika I kërkuar nga SPAK për vrasje dhe grup kriminal, arrestohet Aldo Avdylaj

I kërkuar nga SPAK për vrasje dhe grup kriminal, arrestohet Aldo Avdylaj

135
0

Arrestohet i shumëkërkuari Aldo Avdylaj, nipi i Astrit Avdylaj. Ai u kap në një apartament të Liqeni i Thatë. Avdylaj dyshohet si organizator i vrasjes së Edmir Bregut në 2021.

Aldo Avdylaj konsiderohej si një nga emrat më të rrezikshëm të botës së krimit. Ai organizonte vrasje për interes. Në përgjimet e SPAK rezulton se Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i ofronte tokë në bregdet që ai t’i eliminonte kundërshtarët.

Pjesë nga përgjimet

Duke e vendosur bisedën në kontekst të hetimeve të zhvilluara dhe provave të sekuestruara është dokuemtuar fakti se Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça bisedojnë për pasuritë tokë “arë” që “djali i Gencit”, i ndjeri Andi Genci Maloku, ka të regjistruara në emrin e tij, të cilat mund të shiteshin vetëm pasi të bëhej dëshmia e trashëgimisë, pasi i ndjeri ka ndërruar jetë si rezultat goditjes me armë zjarri që iu bë shtetasve Arjan Ndoja, Aleksandër Laho dhe vet të ndjerit. Pasuritë që ishin regjistruar në emrin e tij janë:

Tokë arë me Nr. pasurie 151/4 faqe 157, e llojit Pemëtore me sipërfaqe 10.000 m2 e e shitur prej Kujtim Dervishit me kontratën nr. 1567Rep, nr. 1196/1 Kol datë 27.07.2018 për shumën prej 2.000.000 lekë.

22 Këqyrje Aleksandër Laho, fq. 137-138.

23 Këqyrje Aleksandër Laho, fq. 141-143.

 

Tokë arë me Nr.pasurie 145/4, vol.4, fq. 114, e llojit Pemëtore, me sipërfaqe 20.000 m2, e

shitur prej Agron Bejdollit i autorizuar me prokurë nga Arben Tofik Lleshi, për vlerën

1.500.000 lekë.

Foto e kartelës së pasurisë nr.145/4 në emër të Andi Malokut është gjetur edhe në të dhënat e ruajtura në telefonin që i është sekuestruar Agron Bejdollit. Siç rezultoi edhe më lartë, të dyja këto pasuri janë sekuestruar pasi janë regjistruar me dokumente të falsifikuara. Fakti që Aleksandër Laho ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash,

të cilat në disa raste ua ka premtuar ose ua ka dhënë si shpërblim njerëzve që i duheshin për t’i përdorur për të arritur qëllimin e tij, eleminimin e kundërshtarëve të vet, Plarent Dervishi dhe Edmond Koçi alias Mond Çekiçi, Lulzim Berisha, zbulohen edhe në bisedën e datë 14 shtator 2020, që Aleksandri ka zhvilluar me përdoruesin e SkyECC QICTIT,identifikuar si Elidon Avdyli, alias Aldo Avdyli.24 Në këtë bisedë, në orën 13:57:20, Aleksandri ka shkruajtur;-“ shoku koka grupit esht luli i pari, cekja, pastaj ky legeni lenti… kta e xhirojn lojen e qytetit….. te tjeret pastaj jan pasiva….. te pa rencishem”.

Aldo i përgjigjet:- “Po je fiks fare e vlla… Kjo esht sta fut njeri ty per terren… E per men… Po ka maru ata jan…….. Po lul ceke them un….. Lulit….. Ibim direct….. Ai edon… Vetem venose ti”. Aleksandri i shkruan: – “heqim ceken… se cekaj osht truri atyre ne teren…se qytetin ata e kan ne kontroll….. plus kan mbledh gjith kundershtaret e arjanit….. se arjanin dhe vangjushi nuk don me e pare me sy leje ca e takonte….. se ky bonte gabime”.

Aldo i shkruan:-“o vlla duhen 10 viktima…mrena vitit…po na erdhi ky rama kty……..e zhejm dot shum dome…se do na fiki…”

Aleksandri i përgjigjet:-“ ajo me ka djeg shum dhe mua…..rama……. po erdhi aty na paralizoj pak… e kam mendu direkt qe adite qe e mora vesh.

Aldo i shkruan:- “Ne shife e vlla ate token qe me the mos ma le mus dore se vllaj mduhet nai gjo me ja lo fmive….. E si dihet si mer….. Se un do ja hy dhunshëm shok”.

Aleksandër Laho i përgjigjet se Elidoni mund të marre kë pronë të dojë pasi ai ka prona pa fund por nuk ka patur mundësi që të impenjohet me këtë çështje pasi sipas tij i kishin lëvizur njerëzit që ai kishte në hipotekë. Konkretisht shkruan:- “kam qen rugve dhe sjam mare fare me kto pun po kte ri urt jav do merem do fol qe sot po dhe aty ke ipoteka na i kan leviz nja dy grepa qe kishim un po mos te terheq vememdjem… dhe un kam shum toka qe i kam neper proces futu ku te duash ke ato ku tet pelqej… se kam shum pa fund… shok per prona kam un mer ku te dush ke te miat e bojm dhe ate aty ke curilat”.

Kjo bisedë ka vazhduar edhe në datën 8 dhe 9 tetor 2020. Në datën 8 tetor 2020, në orën 12:59:45, ku

Aleksandri i shkruan Elidonit se i kishte shkruajtur shokut në hipotekë për ta parë ate tokën në

Currila. Elidoni i përgjigjet se “Shife vet e vlla ozot na e bon se vllaj se ke iden ca nderi me bon e

mke pa koken mrapa ku doj k..ri”.

Aleksandri i shkruan se “po paska hy ka mare dhe ky Indrit Manxaku po s’e di sa ka mare, ate po

pres pergjigje dhe te them sakte si eshte gjendja. Kam nje ore me foto me harta” dhe Elidoni i

përgjigjet se “e perzejm direkt.Ok vlla shife vet, atit i q….. robt ne….. Ishalla ka ngel nai gjo per ne e

vlla, mu mthon ti i q..ropt. Kujt dush i shkoj ke shpia. Vetem t’morim nai gjo aty se o e ardhmja.”.