Ballina Aktualitet AFERA “Bankers”/ Cilët janë 2 prokurorët e SPAK që do të hetojnë...

AFERA “Bankers”/ Cilët janë 2 prokurorët e SPAK që do të hetojnë përfshirjen e politikanëve, zyrtarëve dhe bizneseve

47
0

Anita Jella dhe Enkeleda Millonai jane dy prokuroret e Prokurorisë së Posaçme që janë caktuar për të hetuar mega-aferën “Bankers” ku janë përfshirë politikanë, zyryarë dhe biznese.

Jella dhe Millonai më herët kanë hetuar dosje të suksesshme si në prokuroritë e rretheve dhe apo ashtu në SPAK.

3.9 milion euro dëm ndaj shtetit, nën hetim katër kompani 

Mirgen Dervishi, Shoqëria “Aksent L&BC”, Business Corporate Tax Consulting dhe PKF Albania dyshohet se janë kompani të përfshira në dosjen “Bankers” për të cilën prokuroria thote nga këto 4 subjekte buxheti i shtetit është dëmtuar në vlerën prej 397 milionë ose 3.9 mln euro.

Shoqëria “Aksent L&BC”, me administrator Endri Puka, ka një aktivitet të dyshimte dhe faturime të larta për shërbime të paqarta.

Shoqëria “Aksent L&BC” sh.p.k, ka faturuar një shumë të konsiderueshme prej 142,067,629 lekë, në periudhën 2023-2024 për shoqërinë “Bankers Petroleum Albania Ltd”.

Shërbimet e ofruara nuk janë të qarta, ndërsa mungesa e dokumentacionit të detajuar për aktivitetin e tyre përforcon dyshimet për faturime fiktive.

Kjo shoqëri, gjithashtu ka 6 punonjës të deklaruar, një numër që nuk është në përputhje me vlerën e faturimeve të realizuara, duke rritur dyshimet për përdorimin e këtij subjekti për faturime fiktive.

Shoqëria “Business Corporate Tax Consulting” sh.p.k, me administrator z. Andi Shyti është subjekt pasiv pas faturimeve fiktive.

Një tjetër rast që ngre dyshime të forta është aktiviteti i shoqërisë “Business Corporate Tax Consulting” sh.p.k, i cili ka faturuar 60,720,000 lekë për periudhën 2023-2024, shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, duke pasur një strukturë të pamjaftueshme dhe duke kaluar me status pasiv me 27.12.2024, pas faturimeve të dyshimta.

Shoqëria “PKF Albania” shpk me administrator Z. Taulant Aslani- faturime me vlera jo reale.

Kjo shoqëri, edhe pse është një subjekt që ka pretenduar shërbime të auditimit dhe konsulences financiare, vlerat e faturuara vetëm në dy fatura kanë ngritur dyshime për fryjen e faturave dhe përdorimin e këtij subjekti për qëllime të tjera të paligishme.

Shuma e faturuar nga PKF Albania për periudhën 2023-2024 është 67,140,000 lekë (2 fatura).

“Mirgen Dervishi”, me NIPT M12123034E, është subjekt i ç’regjistruar pas faturimeve fiktive. Në periudhen 2023-2024, ai ka përfituar nga shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” shumën prej 393,180,000 lekë.

Nga verifikimi i listë-pagesave rezulton se numri i punonjësve të deklaruar nga subjekti nuk ka ndryshuar as pas rritjes së xhiros, duke mbetur i njëjtë me periudhën kur xhiroja ishte rreth 10 milionë lekë në vit.

Ky kombinim faktesh përforcon dyshimin për përdorim të subjektit për qëllime të faturimit fiktiv.

Leonidha Çobo dhe transaksionet e dyshimta me “BOLV OIL”-in

Leonidha Çobo, i cili shikohet si person kyq në dosjen “Bankers” që tashmë ndodhet në dyert e SPAK-ut, rezulton se ka gjeneruar fitime të mëdha, duke fshehur të ardhurat dhe duke kryer evazion fiskal.

Për vitin 2024, rezulton se Çobo ka kryer një sërë shitjesh nëpërmjet disa kompanishë dhe në atë kompani ku aksioner ishte po vetë ai, duke shkelur ligjin për konfliktin e interesit.

Në vitin 2024, shoqëria e tij “LC Consulting”, me administrator Leonidha Çobo ka bërë shitje edhe te kompania “BOLV OIL SHA”, në një shumë prej 3,589.272 lekësh.

Pra, siç vërehet nga të ardhurat e subjektit, “LC Consulting” sh.p.k ashtu si tek nipti tjetër, “Leonidha Çobo” PF, të ardhurat vijnë nga shoqëria “Bolv Oil sha”, e cila është një ndër nënkontraktoret kryesore të shoqërisë “Bankers”.

Po ashtu, subjekti “C-Properties” sh.p.k me personin nën hetim Leonidha Çobon aksioner ka kryer blerje në vlera të larta tek subjekte të tjera, ndër to edhe shoqëria “BOLV OIL SHA”, që rezulton po në vitin 2024 me shumën 8,370,937.

“BOlV OIL” rezulton të jetë në emër të Behar Çukajt dhe me administrator Agron Bulkun.