Ballina Kronika DURRES/ Policia arrestime dhe procedime për vepra penale nga dhunë në familje,...

DURRES/ Policia arrestime dhe procedime për vepra penale nga dhunë në familje, në ndertime pa leje

79
0

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se me motomjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Y. Z., 76 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 57 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. C., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetase 30 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-J. B., 48 vjeç, A. V., 54 vjeç dhe A. K., 49 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-A. K., 43 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 37-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 31 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.