Ballina Politika Aldo Avdyli kur arrestohet përmend emrin e Bujar Deliallisit, Berisha: Është mik...

Aldo Avdyli kur arrestohet përmend emrin e Bujar Deliallisit, Berisha: Është mik i Pojës!

191
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale, një video të dërguar nga qytetari dixhital, e cila tregon momentin e arrestimit të Aldo alias Elidon Avdyli, i cili u kap dy ditë më parë në një apartament të marrë me qira në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Siç dëgjohet edhe në video, në momentin e arrestimit, Aldo Avdyli përmend emrin e Bujar Deliallisit, i cili mban detyrën e nëndrejtorit të Policisë së Durrësit. Sipas denoncuesit që ka dërguar pamjet tek Berisha, Deliallisi është mik i ‘Pojës’, e cila është nofka e Xhevdet Troplinit.

Aldo Avdyli akuzohet nga SPAK për organizimin dhe financimin e vrasjes së Edmir Koçit alias Malokut në vitin 2021 në Durrës.

https://www.facebook.com/SaliBerisha?ref=embed_video

‘Video dhe mesazh i qytetarit dixhital!

Ky esht arrstim Aldo Avdylit per kte qe flet ky Bujar Deljallisin esht mik i Pojes. Kte vidio e ka shpernda vet Bujari’, shkruan Berisha krahas videos.

https://www.facebook.com/reel/1140159351591659/?__cft__[0]=AZXSmwgGK9ifq-DpOBmBq8cmyP6VWs0K8l7hfrcQRJYrvkbT5Ca0UZw42rINwOyPPBkV8ufT6ZwyQjddT4RO26Iwg2h5RL9nfy9_R6EG1eDE3K15JHQQE-HPpsfG5krZG5Pk0OMvluRGUfKQSzDgKwEmjlW-vI-wkkeVCqiqAbhJq-4CxV1JXFAKJXrMMGXpckERXaWtibI-ll8ec6O2a46-&__tn__=%2CO%2CP-R