Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë sot një operacion të gjerë policor në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit, me fokus në hetimin e veprave të rënda penale.
Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda janë duke zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për bastisje në nëntë (9) lokacione të ndryshme.
Hetimet po zhvillohen nën dyshimin për kryerjen e këtyre veprave penale rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit të lidhur me ta, vrasje e rëndë dhe sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.