Ballina Bota Krokodili hyn në pishinën e një hoteli luksoz në Australi, publikohen pamjet

Krokodili hyn në pishinën e një hoteli luksoz në Australi, publikohen pamjet

37
0

Pamjet e postuara në internet gjatë fundjavës tregojnë një krokodil që zhytet në pishinën e një hoteli luksoz në Australinë verilindore, ndërsa mysafirët po relaksoheshin në diell vetëm pak metra larg.

Një video e postuar në TikTok tregon zvarranikun e shtrirë në fund të pishinës në Sheraton Grand Mirage Resort në Port Douglas.

Në sfond, dëgjohet përdoruesja e platformës që krijoi dhe postoi videon, Lisa Keller, duke thënë: “Nuk dua të shqetësoj askënd, por ka një krokodil në pishinën e Sheraton.”

Pastaj ajo i afrohet pishinës dhe filmon turistët duke marrë rreze dielli dhe duke u relaksuar në shezlonet rreth pishinës.

“Askush nuk duket se interesohet”, shton ajo.