Deputeti Eno Bozdo, në një reagim publik, ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si drejtohet Bashkia Polican nga kryetari Adriatik Zotkaj, duke e përshkruar atë si shembullin më domethënës të transformimit të pushtetit vendor në një sistem të mbyllur familjar dhe klientelist.
Sipas Bozdos, bashkia funksionon jo si një institucion publik që u shërben qytetarëve, por si një strukturë e kontrolluar nga një rreth i ngushtë njerëzish, ku vendimmarrjet, fondet dhe postet kyçe administrohen brenda klanit Zotkaj dhe patronazhistëve të lidhur me Partinë Socialiste.
Ai sjell në vëmendje faktin se 75% e buxhetit të bashkisë shkon për paga, privilegje dhe shpenzime operative që nuk lidhen me interesin publik, ndërsa vetëm 25% mbetet për investime minimale në një zonë me emergjencë infrastrukturore.
Nga të dhënat e bëra publike, rezulton se në drejtimin e bashkisë janë punësuar familjarë të drejtpërdrejtë të kryebashkiakutnga djali, bashkëjetuesja dhe vjehrra, te vëllai i arrestuar më parë për trafik droge, si dhe kunetër, nipa e krushq duke e kthyer bashkinë në një strukturë të centralizuar rreth klanit familjar.
Ky model, sipas Bozdos, tregon degradimin e administratës publike në një mekanizëm kontrolli elektoral dhe klientelist, ku interesat e qytetarëve janë lënë në plan të fundit.
Shkrimi i plotë:
Adriatik Zotkaj, është figura tipike përfaqësuese e Rilndjes në pushtetin vendor. Me një bashki super të fryrë nga patronazhistët, me favore që u rezervohen vetëm anëtarëve dhe militantëve të Partisë Socialiste, me megakorrupsion me tenderat e Bashkisë, me masuri familjare jashtë cdo logjike dhe të pajustifikuara, është një person dosja e plotë e të cilit po përgatitet dhe shpejt do t`i dorëzohet SPAK.
Ky kryetar bashkia ka rezervuar shtypjen më të egër dhe më cnjerëzore për ata që mbështesin opozitën, sikur të mos jenë shqiptarë por armiq. I mburret Ramës për terrorin që ushtron dhe ky i fundit e mban aty sepse i duhet me cdo kusht rezultatit i zgjedhjeve!
Në Bashkinë Polican vetëm 25% e fondeve të bashkisë shkojnë për investime, në një zonë që ka nevojë ulëritëse per rrugë, kanalizime dhe shërbime të cdo lloji. 75% e parave bëhën rrush e kumbulla, dhe këtë na e ka bërë të qartë Emisioni investigative Plug dhe gazetarët e tij të talentuar.
Adriatik Zotkaj e ka kthyer bashkinë në një çerdhe punësimi familjar, ku punësohen me shumicë patronazhistët që as nuk paraqiten në vendin e punës, familjarët dhe krushqit e tij. Këto të dhëna janë mbledhur dhe janë pjesë e dosjes së SPAK!
Në investigimin e emisionit “PLUG” është dokumentuar se 13 familjarë dhe të afërm të drejtpërdrejtë të Zotkajt janë punësuar në struktura kyçe të bashkisë. Disa prej tyre mbajnë poste drejtuesish, ndërsa të tjerët shërbejnë si “ushtri besnike” në çdo zyrë e sektor.
Në krye të listës që turpëron çdo standard administrativ qëndron: • Maliq Zotkaj, djali i kryetarit – Shef sektori. • Benarda Kondi, bashkëjetuese – Përgjegjëse sektori. • Lindita Kondi, vjehrra – Sekretare e Këshillit Bashkiak. • Marsilda Kondi, kunata – Ekonomiste. • Artur Zotkaj, vëllai i kryetarit – i njohur për publikun për arrestimin e tij për trafik droge – sot zjarrfikës në Bashki. • Eriola Zotkaj, bashkëshortja – Përgjegjëse sektori. • Algerta Nurellari, motra e bashkëshortes së Arturit – punonjëse. • Abedin Nurellari, burri i Algertës – punonjës në ujësjellës-kanalizime. • Antigone Kondi, motra e Adriatikut – Kryeinfermiere. • Fatos Kondi, bashkëshorti i Antigones – punon si zjarrfikës. • Sara Satkaj dhe Ajna Satkaj – mbesa dhe kunata e mbesës, punonjëse në bashki. • • Skënder Laze, vëllai i Lindita Kondit krushka e kryebashkiakut – mbyll listën e punësimeve familjare.
Kjo nuk është më një bashki është një ndërmarrje familjare, një sistem klientelist ku taksat e qytetarëve paguajnë luksin e klanit Zotkaj.