Ballina Rajoni Kompania “Maxhari Tours” konfirmon ndalimin e disa shtetasve të Kosovës në Kroaci,...

Kompania “Maxhari Tours” konfirmon ndalimin e disa shtetasve të Kosovës në Kroaci, përshfirë dy shoferë të saj

37
0

Shtatë persona u raportua mëngjesin e sotëm se janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci, përfshirë dy shoferë të kompanisë “Maxhari Tours” dhe pesë pasagjerë.

Nga kompania kanë konfirmuar se janë të vërteta raportimet.

“Po e vërtet janë ndalu shoferët edhe disa pasagjer në Kroaci, tu hy në Kroaci”, kanë deklaruar nga kompania.

Tutje u tha se rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje.

“Rasti ka ndodhur dje në mbrëmje. Disa prej pasagjerëve kanë pas ndalës edhe kanë kaluar 3 mujorshin e qëndrimit ne BE”, kanë thënë tutje nga kompania “Maxhari Tours” për telegrafin.

Nga kompania kanë theksuar se të njëjtit ka mundësi që lirohen sot ose nesër.

“Po besoj sot eventualisht nesër vetëm se i lirojnë i kthejnë mbrama ne Serbi edhe vazhdojnë mbrapa për Kosovë”, ka shtuar tutje.

Sipas raportimeve, autobusi i kompanisë “Maxhari Tours” u bllokua për më shumë se nëntë orë në kufi, ndërsa policia kroate arrestoi dy shoferë dhe pesë pasagjerë.