Ballina Kronika Shfrytëzonte të renë për prostitucion, arrestohet tutori dhe 24-vjeçarja braziliane në Tiranë

Shfrytëzonte të renë për prostitucion, arrestohet tutori dhe 24-vjeçarja braziliane në Tiranë

92
0

Dy persona me shtetësi braziliane janë arrestuar në Tiranë. Në pranga ka rënë Almir Mudesto 25 vjeç i akuzuar për veprën penale ‘Shfrytëzim i prostitucionit’ dhe Gabriela Crivellari 24 vjeçe e akuzuar për veprën penale ‘Prostitucion’.

24-vjeçarja ushtronte aktivitetin e paligjshëm në Tiranë në banesat që tutori i saj Almir Mudesto merrte me qira ditore.

Gjithashtu u vunë nën hetim dhe dy persona, R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç, të cilët u gjetën në banesë gjatë arrestimit të dy brazilianëve.

Sakaq, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Daily rent”.

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, një rast i shfrytëzimit të prostitucionit.

Vihet në pranga 1 shtetas brazilian që shfrytëzonte një 24-vjeçare (shtetase braziliane), për prostitucion, në ambiente që i merrte me qira ditore.

Vihet në pranga dhe 24-vjeçarja që ushtronte prostitucionin.

Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë.

Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune intensive hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Daily rent”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit brazilianë:

-A. M., 25 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

-G. C., 24 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. M. shfrytëzonte për prostitucion, shtetasen G. C., e cila e ushtronte këtë aktivitet në ambiente që shtetasi A. M. i merrte me qira ditore.

Gjatë ndërhyrjes në një banesë që e kishte marrë me qira ditore, shtetasi A. M., në bulevardin “Zogu i Parë”, për ushtrimin e kësaj veprimtarie, u konstatuan 24-vjeçarja dhe shtetasit R. P. dhe E. K.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.