Ballina Kulturë Dy vajza nga Korça fitojnë në Big See Design Awards 2025

Dy vajza nga Korça fitojnë në Big See Design Awards 2025

104
0

Mes konkurrentëve të shumtë në Big See Design Award, fituan edhe dy vajza nga Korça, Xhorxhia dhe Mikaela Maçka.

Ato konkurruan dhe fituan me koleksionin e tyre BLOOM në Big See Design Awards 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme të dizajnit në Evropë.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, vlerësoi punimet e tyre që reflektojnë talentin, pasionin dhe vizionin e një brezi të ri dizajnerësh që po e vendos Korçën në hartën ndërkombëtare të dizajnit.

“Shumë krenar që në qytetin tonë kemi talente të tilla, të cilat jo vetëm që promovojnë artin dhe kulturën tonë, por tregojnë se puna e përkushtuar dhe kreativiteti korçar kanë një jehonë ndërkombëtare”, u shpreh Filo.

Çmimet BIG SEE Product & Fashion Design Awards nderojnë dizajne novatore që ripërcaktojnë produktet dhe modën për të frymëzuar kreativitetin dhe për të përmirësuar mënyrën se si shprehemi, përjetojmë dhe ndërveprojmë me botën.

Fillimisht këto çmime nisën në Evropën Juglindore, por tashmë BIG SEE Awards janë zgjeruar në një platformë globale duke njohur arritjet e jashtëzakonshme në dizajnin e produkteve dhe modës. Sot, ata fuqizojnë dizajnerët në mbarë botën për të inovuar dhe krijuar një ndikim të qëndrueshëm.