Ballina Rajoni Moti i keq përfshin Greqinë, stuhitë e shiut përmbytin ishullin e Zakynthos

Moti i keq përfshin Greqinë, stuhitë e shiut përmbytin ishullin e Zakynthos

115
0

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë dhe ekspertët flasin për disa ditë me stuhi të fuqishme që do godasin vendin.

Më problematike situata paraqitet në zonën e Zakynthos për ditën e sotme, ku që nga mëngjesi janë shkaktuar probleme serioze. Shumica e vështirësive janë hasur në rrjetin rrugor të ishullit.

Konkretisht, për shkak të akumulimit të ujit dhe mbeturinave, probleme janë regjistruar në rrugët që lidhin fshatrat Agios Kirikas me Kallipados, si dhe Sarakinado me Agios Kirikas. Përmbytje po ndodhin edhe në fshatin Romyrio, ndërsa rrëshqitje të vogla shkëmbinjsh janë shkaktuar në Lithakia, informon “Protothema”.

Në të njëjtën kohë, në Agios Leontas, një pemë e madhe është rrëzuar dhe ka bllokuar plotësisht trafikun, me ekipet që përpiqen ta heqin atë.

Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur drejtojnë automjete në zonat e prekura.