Emri i Robert Lewandowski-t mund të jetë më i kërkuari përpara afatit të transferimeve të verës.
Kontrata e sulmuesit të Barcelonës skadon në qershor 2026, por ende nuk është folur për një rinovim.
Për këtë arsye, disa klube të mëdha po e monitorojnë nga afër situatën. Sipas Star, Manchester United është midis tyre.
Trajneri i Djajve të Kuq, Ruben Amorim, thuhet se ka shprehur dëshirën e tij për ta pasur polakun në skuadrën e tyre sezonin e ardhshëm, por deri më sot nuk ka pasur asnjë kontakt midis palëve.