Ballina Kronika Durrës/Goditen 2 raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e...

Durrës/Goditen 2 raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

129
0

Procedohen penalisht 2 drejtuesit e automjeteve që iu ofruan efektivëve te mbikalimi i Shkozetit, shuma parash, për të mos u ndëshkuar administrativisht, për mungesë të dokumenteve ose për përdorim të celularit.

Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisisë Rrugore të Durrësit iu bënë shenjë ndalimi, te mbikalimi i Shkozetit, automjeteve me drejtues shtetasit:

-R. K., 55 vjeç, banues në Durrës, i cili gjatë verifikimeve u konstatua se nuk ishte me vete, lejen e drejtimit, si dhe se nuk kishte kryer kontrollin teknik periodik të automjetit. Për të shmangur masën administrative për këto shkelje, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 3000 lekë;

-G. B., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit. Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 1000 lekë.

Në përfundim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për të dy shtetasit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.